Albert HABAZAJ
MËRGATA E LULEVE
Mërgojnë lulet
Mërgojnë shqipet,
Lulëzimi shterp
Fluturimi s’ngjitet.
Mërgojnë zemrat
Pa rrahur me ritme,
Po zbardhen këngët
Po plaken vitet.
Mërgon pranvera
Me gjithë lulet,
Me rrënjë Shqipëria
Rrezik të shkulet.
Nuk është ikja
Monument shprese,
Rikthimi tek nëna
Syth i blertë jete.