Društvo Albanskih Umjetnika Hrvatske – DEA
Shoqata e Artistëve Shqiptarë në Kroaci – DEA
Association of Albanian Artists in Croatia – DEA
Rezultatet e Antologjisë së Shtatë Ndërkombëtare Letraro-Kulturore
“Me dashuri, Dea 7” – 2025
Konkursi letrar për antologjinë e shtatë të shumëllojshmërisë kulturore, i cili zgjati nga data 1 shkurt deri më 1 prill 2025, solli një përgjigje të jashtëzakonshme nga autorë nga mbarë rajoni dhe diaspora. Nga gjithsej 224 autorë të paraqitur, janë përzgjedhur 106 për t’u përfshirë në këtë botim të veçantë.
Ky projekt i rëndësishëm, i mbështetur nga Këshilli për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë, është një shembull frymëzues i bashkëjetesës, humanizmit dhe tolerancës kulturore. Përmes poezisë, tregimeve dhe shkrimeve të tjera krijuese, autorët përçojnë mesazhe dashurie, mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë.
Punimet e përzgjedhura janë përmbledhur në një vëllim prej 200 faqesh, duke ofruar një mozaik kulturor që dëshmon fuqinë e fjalës në ndërtimin e urave mes njerëzve dhe komuniteteve.
Përzgjedhjen e autorëve e ka bërë juria profesionale, në përbërje:
Sokol Demaku, Lili Koci dhe Gentiane Lleshdedaj.
Në mesin e autorëve të përzgjedhur për antologjinë janë edhe tre poet nga Suedia:
Gladiola Busulla, Rizah Sheqiri dhe Sokol Demaku
Ceremonia festive me rastin e publikimit të antologjisë do të mbahet në vjeshtë, në kuadër të manifestimit “Shumëllojshmëria Kulturore”. Vendndodhja dhe data e saktë do të shpallen në kohë të përshtatshme.
Ky projekt realizohet me mbështetjen e Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë.