Caste poetike me Migel Flor

Migel Flor

“Udhëtim në shi”

Rrugët u bënë pasqyrë,
nën hapat që shkelin të lodhur,
shiu troket mbi xhama,
si duar që kërkojnë një përqafim.

Nëpër dritat e zbehta të qytetit,
çadrat vallëzojnë si krahë të harruar,
dhe unë, mes pikave që më përplasen në fytyrë,
ndiej se udhëtimi është më shumë se rruga.

Është heshtja që fshihet nën rropamë,
është zemra që s’e tremb stuhia,
është premtimi se pas çdo re të rëndë,
lind një diell që e di të presë.

Udhëtoj në shi
dhe çdo pikë më shkruan kujtime,
si një letër e lagur nga shpirti,
që kurrë nuk thahet.