Jana Tafilaj
SHPIRTI JO NUK PLAKET KURRË
Sado mosha të na rritet,
shpirti,jo,nuk plaket kurrë.
Fillojnë e zihen në fshehtësi,
plak je ti, unë djalë i ri .
Ne të dy,bashkë jetojmë,
në të mirë e vështirësi,
Më thuaj,o shpirt, më thuaj,
kujtohu kur ishim të rinj.
Jam mbushur plot me thinja,
ti akoma dukesh i ri.
Si dy shokë të pa ndarë,
udhëtojmë unë edhe ti .
Si në moshën e vegjëlisë,
Po ashtu dhe të rinisë.
Një mërzi më ka zënë,
Për vitet e bukura që po lëmë.
Mua thinjat më kanë dalë,
ti akoma je si djalë,
Kur të shoh,mbetem pa mënd.
Unë u plaka ti në vënd.
Kështu ti,moj moshë e dashur,
mos u ha me mua kot.
Jo nuk thahet shpirti kurrë,
e mbajnë gjallë,ca pika lotë.



