Emine S. HOTI, Norvegji
Për atdhe jemi betuar
Atdheu është i shenjtë, është amanet,
ne jemi bashkë si në kohën e Kastriotit,
kemi dhënë besën askush dot s`na thyen,
atdheu është i shqiptarëve, edhe i zotit.
Populli dhe të rinjtë – shqipe në fluturim,
për atdheun të gjithë brezat sakrifikojnë,
çdo pëllëmbë atdheu, amanet mbi amanet,
bëhemi barrikadë, asnjë copëtim s`e lejojmë.
Zoti na bekojë me trojet më të bukura,
me dete, lumenj, liqene, male edhe kodra,
jemi popull paqedashës s`i bëjmë keq askujt,
mbrojmë tokën tonë, mbrojmë të drejtat tona.
Jemi ndër popujt me histori legjendare,
për atdhe kemi dhënë besën dhe lirinë,
e mbrojmë atdheun si shqiponja folenë,
e kemi të shenjtë dhe të vyer Shqipërinë.
Rinia e ka kuptuar kush ishim e kush jemi,
të gjitha shqipet në fluturim janë bashkuar,
ta çojnë përpara amanetin e të parëve tanë,
Shqipëria jeton, për atdheun jemi betuar.
Yje në trojet shqiptare
Shqiptari qëndron si shkëmb në çdo stuhi,
trojet e të parëve i ruan me nder si amanet,
me zemër të madhe dhe me shpirt plot liri,
brez pas brezi përherë ka qenë dhe do të jetë.
Rinia është drita që ndriçon të ardhmen tonë,
atdheu për rininë është i shtrenjtë sa vet jeta,
dashuria për atdhe është mbi gjithë dashuritë,
kudo që të jetë shqiptari s`harron rrënjët e veta.
Kur jemi të bashkuar, ne bëhemi më të fortë,
çdo pengesë edhe çdo barrikadë përballojmë,
me vullnet, dije edhe dashuri për atdheun,
të sotmen dhe të nesërmen e brezave bekojmë.
Çdo komunitet mbron edhe zhvillon gjuhën,
është i drejtë provimi në gjuhën e shenjtë amtare,
i mbështesim studentëve dhe protestat paqësore,
në Maqedoninë e Veriut e kudo në trojet shqiptare.
Gjuha shqipe është e drejtë themelore, njerëzore,
kërkesa për barazi, respekt i të drejtave kombëtare,
është vijueshmëri e lirisë, i parimeve demokratike,
është një e drejtë jetësore dhe mbështetje qytetare.
Gjuha amtare nuk është privilegj, por një e drejtë,
studentët dhe të rinjtë janë yje në trojet shqiptare,
ata meritojnë të japin provimet në gjuhën shqipe,
gjuha është e shenjtë në themelet kombëtare.



