Sokol Demaku: Poezia një urë lidhëse mes popujve, kulturave dhe gjuhëve

Sokol Demaku

Poezia një urë lidhëse mes popujve, kulturave dhe gjuhëve

Në një ambient madhështor festiv sot në qytetin pitoresk suedez Borås, në orgazim të Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni, u mbajt Festivali i XIV Ndërkombëtar i poezisë ”Sofra poetike Borås 2025” në cilën moren pjesë mbi 40 poet nga vende të ndryshme të botës në lokalet e Norrby hys në Borås të Suedisë. .

Ëshhtë interesant të përmendet se këtë vit në këtë Festival pjesëmarrjne e tyre kishin paraqitë mbi 170 poet në 24 gjuhë të botës cka tregoet me Antologjin e botuar në kuadër të Festivalit.

Në  mikrofonin e Festivalit këtë vit me poezitë e tyre isgin prezent poet nga Suedia, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Norvegjia, Izraeli, Bullgaria.

Redaksia e Festivalit kishte bërë një punë të mbar dhe me vlerë në vetë vlersimin dhe prezentimin e poezisë më të mirë dhe poetëve të cilët me penën e tyre kënaqin shpirtin e lexuesit dhe i japin vlerë vargut dhe vet poezisë. Në bazë të vlersimi të Redaksisë këtë Pena e artë e Migjenit u takoj dy poetëve me renome në vargun e tyre asaj nga qyteti i Kumanovës së Maqedonise Veriore Liber Emini si dhe poetës se njohur syuedeze nga qyteti Uppsalla Eva Ermenz, ndërsa Pllakata për vepër në art, kultur dhe sport i tkaoj të resë nga Theranda studente e Univesitetit të Tiranës Verona Kryziu.

Nën drejtimin e së resë Ioona Jorgollari, poetit dhe shkrimtarit të njohur Rizah Sheqiri dhe poetës Gladiola Busulla Festivali hapi spirnacen në ora 11:00 me këngët e vjetra qytetare të interpetuara për mrekulli nga zëri i mrekullueshën i së res therrandase Verona kryziu për të vazhduar me poezitë e poetëve prezent nga të katër anët e rruzullit e me një publikë madhështore e cila me ovacione dhe duartrokitje priti cdo varg të lexuar nga autor të ndryshëm në gjuhë të ndryshme.

Me këtë rast u ndan edhe Mirënjohje për autor dhe poet të cilët kanë një bashkëpunim  të suksesshëm me Festivalin  por edhe me Qendren Kulturore Shqiptare Migjeni në menyrë që të krujesti e rinj të krijojnë shprehi dhe të nxiten në punën e tyre.

Të gjithë autorëve të cilët ishin prezent por për publikun që ishte fantastik dhe në numër mjaft të madh u shperndan Antologji falas si dhe stema e Festivalit të XIV.

Organizatori kishte përgatitur edhe dhurata speciale për mysafirët e Festivalit dhe atyre të cilët me vite kanë kontribua në punën dhe sukseset e Festivalit dhe vetë punës se Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni. Ky ishte Festivali i XIV e ai i XV pritet të mbahet në prill të vitit 2026.