Sokol Demaku: FALMNDERIT BABADIMER-KY LIBER DHURATË KA VLERË ARË

Sokol Demaku

FALMNDERIT BABADIMER-KY LIBER DHURATË KA VLERË ARË

Në kuadër të kremtimit të Fetsave të fund vitit Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, këtë vit ky është viti i dhjetë që në qytetin Borås të Suedisë Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni organizon Festën madheshtore ”Babadimri nga Kosova për fëmijët shqiptar në Borås” ku Babadimir nga Kosova u sjellë dhurata fëmijëve shqiptar këtu, një tradiotë që mendojhmë se duhet vahdohet për cdo vit. Edhe këtë vit QKSH Migjeni në bashkepunim me mësuesit e Gjuhës amtare Qerime Gurguri dhje Gladila Busulla ishte kujdesur që ky manifestim  të jetë sa më madheshtor dhe fëmijet shqiptar të ndihen krenar dhe të kenaqur me dhuratatë e Babadimit kosovar nën udheheqjen fantastike të së resë Ioona Jorgollari.

QKSH Migjeni kishte sigurua mbi 25 qese me dhurata në të cilatë qese kishte nga një libër për fëmijë ” KAFSHËT NË PYLL”, ”SHETITJA E GJATË” si dhe ”VULLNETI YT TË QENDROSH NË PYLL” dhuratë nga Qednra Kulturore Sqhiptare Migjeni dhe Shtëpia botuese ”Shkupi” në Shkup me të cilën QKSH Migjeni ka një bashkëpunim dhjetë vjeqar, pastaj nga një qese karamela të cilatë fëmijët i adhurojnë  pa masë. Për prindër dhe të pranishëm QKSH Migjeni ishte kujdesur që të siguroj dhe ofroj kafe si dhe fryta nga më të ndryshme gjatë qendrimit në festë.

Edhe fëmijët shqiptar, nxënës të shkollave fillire në qytet kishin përgatitur njjë program solid me recitime, kengë dhe valle shqiptare por edhe këngë nga repertuari i shkollës ku ata vijojnë mesimet kushtuar festavet ë fund vitit.

Në sytë e voglushëve shihej gëzimi, ndjenja e kenaqësisë se edhe në mërgim dikush kudjeset për ta, dikush mendon se edhe këtu fëmija duhet të festojnë sikur në vendlinjde. U dëgjuan fjalë miradie nga prindër, nga të pranishëm për punën e palodhshme të QKSH Migjeni në rujtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare këtu në Veriun e largët të Europës.

Gjatë kesaj Feste madhështore u dëgjuan fjalë miradie edhe nga anëtar të Krysise së QKSH Migjeni, të cilët falenderojnë të gjithë fëmijët, prindërtit dhe të pranishmit këtu, dhe se ata janë të gatshëm që në cdo cast fëmijëve shqiptar por edhe prindërve tu ndalin ne ndihmë me cdo nevojë qe ata kanë. Dhe ishte ajo se QKSH Migjeni është në dispozicion të cdo fëmije dhe prinderi, prandaj mos na kurseni, ne jeni ketu per Ju, keni nevoje për literaturë në shqip, kerkojeni ne  e kemi, keni nevojë për ndihmë me gjuhën ne kemi personelin dhe ndihmen per ju, jemi ne dispozicionin tuaj cdo here në njëzet e katër orë.

Fjalë dhe mendim i artë ishte thenja e një prindëri këtu:”FALMNDERIT BABADIMER-KY LIBER DHURATË KA VLERË ARË” dhe mendojmë edhe ne se vertetë kjo dhuratë sa do e vogël që është ka vlertë arë për ne dhe fëmijët tanë. Falmnderit të gjithëve për ketë punë kaq madheshtore.

Një falenderim i veqant ishte për Albakos nga Hässleholm si dhe për Medborgarskolan në Borås për mbeshtjen dhe ndihmen në realizimin e aktiviteteve kulturore të QKSH Migjeni.