Pranvera Qerimi e intervistuar nga Sokol Demaku.
Mund të thoja vetmia me bënë të ndihem më mirë, shqyrtohem me veten
-thotë e reja nga Ferizaj Pranvera Qerimi me profesion mësuese dhe njëherësh e aposionuar pas pozisë
-bisedë me Pranvera Qerimin
Mund të them që revolten që kam shprehur në poezi ka qenë arsyeja kjo. Si cdo i ri edhe unë po mundohem të luftoj me cdo stuhi që hedh valle përreth nesh.
Profesioni arsimtare për mua nuk është vetëm një profesion që e adhuroj, por është edhe një profesion që sipas mendimit tim nëse nuk ke rolin e pedagogut, këshilluesit dhe nëse nuk je shoku i durimit nuk ke pse punësohesh aty.
Kush është Pranvera Qerimi?
Pranvera Qerimi U lindë pas Luftës në vitin 2001 në Ferizaj Shkollën fillore e ka përfunduar në “Deshmoret e Koshares”,dhe atë të mesme në Gjimnazin “Dr.Shaban Hashani”, në Ferizaj me vlerësimin shkelqyeshëm. Ka përfunduar studimet bachelor, me status të rregullt në Universitetin e Prishtines, në kuader të Fakultetit Filologjik, në departamentin Letërsi Shqipe e regjistruar për herë të parë në vitin 2018/2019. Përveç profesionit, merret edhe me poezi, të cilat janë botuar në revista te ndryshme, duke u vlerësuar edhe me çmime.
Keni studjuar në Universitet e Prishtinës çfarë mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja atje?
Mund thoja ka qene koha me e çmuar që kam kaluar aty.
Çka ka studjue Pranvera Qerimi?
Kam studiuar ne departamentin Letersi Shqipe.
Pas studimeve ju keni punuar në profesione të ndyshme, cka mund të na thoni për këtë kohë të kaluar në punë?
Mund të them që revolten që kam shprehur në poezi ka qenë arsyeja kjo. Si cdo i ri edhe unë po mundohem të luftoj me cdo stuhi që hedh valle përreth nesh.
Çfarë do të thote për ju profesioni arsimtare?
Profesioni arsimtare për mua nuk është vetëm një profesion që e adhuroj, por është edhe një profesion që sipas mendimit tim nëse nuk ke rolin e pedagogut, këshilluesit dhe nëse nuk je shoku i durimit nuk ke pse punësohesh aty.
Pranvera Qerimi në një kohë gjendet punon arsimtare në shkolla të ndryshme pasi që vend pune te caktuar nuk ka cfarë është eksperienca e juja këtu?
Eksperienca ime është si e cdo te riu kosovare qe shpesh here mendon se nëse nuk ke një gomone me u mbajtë në dallgët e detit do fundosesh, ashtu edhe eksperienca ime e bukur për tu parë, por me provu nuk mund të thoja këto fjalë.
Si e kalon një ditë Pranvera?
Kjo pyetje kalon edhe pak në privatesi, mirepo mund të thoja atë që preferoj më shumë te bejë gjatë një dite është leximi, po nuk lexova e konsideroj një ditë të humbur.
E lindur në Ferizaj, e rritur në qytetin ku dhe ke bërë hapat e parë në karrierë, si e ndjen dhe spjegon këtë Pranvera?
Një vend i zhvilluar, por pak mundësi për cdo të rinj që jeton në këtë qytet.
Jeni mësue gjuhe, por merreni edhe me shkrime?
Ashtu është, shkrimit mund të thoja është terapia që e konsomoj, dhe më jep energji.
Çfarë eshte eksperienca e juaj në të shkuar konretisht në poezi dhe si ndihet Pranvera?
Si cdo krijues që i lexohen poezitë ndjehet mirë, ashtu edhe unë ndjehem.
A ka botua Pranvera deri me tani ndonje prembledhje apo eshte duke pergatitë një të tillë?
Jo nuk ka botuar ,por jam duke punuar per te.
Çka presin lexuesit në të arrdhmen nga Pranvera, cilat janë planet e juaja?
Mund te thoja qe unë nuk kam për qellim ndonjë pushim të gjatë, edhe ashtu penda ime mund të ndalet kur frymarrja ime të pushoj ndryshe asesi.
Sa ka arritur Pranvera të krijoj shokë apo shoqe në një mes të ri?
Aq sa nuk e kam menduar edhe vet personalisht.
Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj këtu dhe jetën stundetore në Ferizaj?
Mund të thoja që gjithcka qe lidhet me arsimin për mua është primare.
Çka i pelqenë në jetë Pranvera Qerimit dhe cka është ajo që e benë krenare?
Ajo cka me pelqen ka shume gjera,nuk mund te specifikoja dicka menqense edhe pyetja eshte pergjithsuese,ndersa krenare mua me ben kur familja ime eshte e lumtur per ate qe kam arritur,sepse gjithcka qe bej eshte per ta.
Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmesën tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?
Ka shume gjera ,nuk po specifikoj dicka menqense, mendoj se gaboj po te ceki ndonje.
Nëse kjo lami që keni zgjedhur për studim nuk do të ishte profesioni juaj, në cfarë profesioni do e gjente vetën Pranvera?
Nuk e kam mendur,asnjehere menqense gjithmone e kam menduar se do te arrije kete, dhe nuk me ka shkuar ne mendje ndonje profesion tjeter.
E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që botohet në Skandinavi, cka mund të na thoni për te?
Po e lexoj dhe e percjelli hap pas hapi.Nje reviste qe perfshine gjitha fushat, i jep mundesi cdo krijuesi te ri ,duke perfshire edhe veten.
Mund te thoja qe lexuesi po t’ia hedh nje sy besoj qe do te zinte shoqeri me te.
Planet tuaja për të ardhmen, cka Pranvera mendon dhe ka në fokus?
Këtë e thotë puna ime nuk do permendi asgje konkrete, nëse ka dicka ato do vihen në pah.
Çka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?
Mund të thoja vetmia me bënë të ndihem më mirë, shqyrtohem me veten.
Çka më mundon më së shumti dhunimi vetmise sime, pa arsye konkrete.
Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?
Në vendlindje cdo herë, vetëm nëse nuk me krijon mundësi aspak, atëhere do e mendoja, po të ndodh do jem në kontakt me ju.
Kenaqesi qe isha pjesë e juaj!