Zamira Hysenaj Agalliu:Refleksion mbi Poemën ‘’Laberia Magjike’’të poeti Dok Neki Dredha

Refleksion mbi Poemën ‘’Laberia Magjike’’të poeti Dok Neki Dredha

Teknika e palimpsestit, pra e ndërtimit të një teksti të ri mbi shtresën e një teksti të
vjetër, është e shpeshtë në letërsinë moderne dhe sidomos në atë postmoderne.
Edhe pse fjala është për një det të tërë literature, në të cilin nuk është lehtë të
notosh,poeti Neki Dredha ka arritur t asimilojë në masë të madhe literaturën e
konsultuar – një mori librash e autorësh – dhe të shquajë tek ata atë që është
qënësore dhe që i shërben synimit të tij parësor, studimit kritik të histografis shqipe
me prirje postmoderne dhe për ta sjell tek ne sot në gjuhën Madrigale.
Ky është dimensioni dhe vlera kryesore e kësaj poeme, por e sjell në formën më
unikale dhe krejt të re.
Dialogu i vërtetë i këtij libri me lexuesin fillon atëherë kur autori kalon nga komenti i
teksteve historike, te interpretimi poetik. Kjo qasje të shpie natyrisht te tradita dhe
oraliteti si nyje të forta në rrjetën ndërtekstuale të poezisë shqipe.
Letërsia e shkruar e ka pasur dhe vazhdon ta ketë nënshtrat letërsinë gojore, aq më
shumë në letërsinë shqipe, ku poetët sikurse edhe te popujt e tjerë të Ballkanit,
gjithmonë kanë pasur “një ndërlikim organik me poezinë popullore” (Çabej).
Praninë e oralitetit në poezinë e sotme autori e sheh te tradita gojore, te elementët
Historik ,etnografik, etnopsikologjik dhe mitologjik.
Në paraqitjen e veprave me poetikë ndërtekstuale autori ndjek kryesisht kriterin
kronologjik, por pavarësisht nga përmbajtja që ofrojnë tekstet nuk i përmbahet
gjithmonë këtij kriteri, duke e zëvendësuar atë me kriterin tipologjik.
Histori- Gjeografi – Enciklopedi dhe Poezi bashkë, më saktësisht madrigale të
shkruara në një Poemë.
Autori hulumton paratekstualitetin, oralitetin, lojën arkitekstuale, lidhjet me
mitologjinë popullore, rikontekstualizmin e shprehjeve popullore dhe përbërës të
tjerë…
Studimet mbi palimpsestin fillojnë dhe mbarojnë pothuajse me përuruesin e këtij
termi në letërsinë shqipe dhe kultivuesin e kësaj forme në poezi,si Martin Camajn.
Por, shtrohet pyetja: a ka edhe autorë të tjerë pos Camajt, që kanë mbetur jashtë
kornizës ?
Sigurisht që po; dhe jo një a dy, por shumë më tepër autor pa përmendur emra të
përveçëm.

Le të na lejohet të shprehim bindjen se jo vetëm në periudhën e lavdishme të
histories sonë por edhe më vonë, kur numri i krijuesve që e kultivojnë këtë formë
poetike ndër ne, për shkak të hapjes së letërsisë shqipe ndaj rrjedhave të letërsisë
moderne, është shtuar dukshëm…
Më i rëndësishëm se numri i poetëve dhe emrat e tyre, është, ndërkaq, koncepti dhe
strategjia që ka ndjekur autori Neki Dredha.
Sikurse te jete nje sdudjues në fushën e historise dhe letërsisë poeti Neki Dredha i
qaset letërsisë shqipe si tërësi, domethënë në mënyrë integrale, pa ndarje krahinore
e regjionale, pavarësisht nga vështirësitë që mund të shkaktojë kjo qasje; ndërsa në
planin strategjik zbaton parimin e hulumtimit të interpretimit të tij individual.
Autori ne kete poeme kronologjike dhe poetike ka dëshmuar se ka aftësi të
theksuara analitike Sepse shkrimtarët janë “ruajtës të kujtesës”, kurse palimpsesti
dëshmi e kujtesës së tekstit letrar, që sipas një francezje tjetër, të natyralizuar, Julia
Kristevës, është “mozaik citatesh” dhe “absorbim tekstesh”.
Shkrimet e Doktorit Poet Neki Dredha në përgjithësi (ato që ka botuar deri tani) i
karakterizon aftësia e gjykimit kritik dhe e analizës shkencore, si në planin teorik,
ashtu edhe në atë kritik..Stili i tij është emocional që në vargun e parë.
‘’Tek flisja I mallengjyer,
me një lab nga fshati im,
një I huah I ngazëllyer .
dic kërkonte pa ngurim.
Gjuha e saktë ne zhargonin popullor, kurse ligjërimi me nje tipar ka marrë përmasa
të reja gjuhesore.
Libri I autorit Neki Dredha ‘’Laberia Magjike’’ eshte monografik me koncept të qartë.
Studimet e këtij lloji janë të reja ose relativisht të reja në kritikën tonë, por atyre u
takon perspektiva.
Vlerë tjetër e punimit është ilustrimi i tezave me shembujt më përfaqësues të këtij
tipi të shkrimit, të cilët autori si njohës I mirë I poezisë shqipe, arrin t’i zgjedhë me
kujdes fjalet.

Fjala rrezaton qëndres dhe krenari , sepse fjala është vet njeriu , ai njeriu ecën krah
saj, legjitimohet përmes saj, can në saj të fjalës. Mendimi I zgjuar I poetit del I
sublimuar përmes një ekspresioni të ngjeshur dhe te organizuar deri në përsosmëri.
Shkalla e ekspresionit sublim në këtë lloj të lirikës ku intonohen Jehona ligjërimi dhe
Nostalgjie , jehona që dëshmon lidhshmerinë organike në mes botës së poetit dhe
patriotizmit, ku si lajmotiv i gjallë del në pah ndjenja e Krenarisë për Origjinën.
Në poemën ‘’Labëria Magjike’’ lexuesi udhëton mbi një kal të bardhë imagjinar
bashkë me turistin nga Cekia dhe shmallet me historinë e lashtë dhe të lavdishme të
vendit tonë, duke u njohur keshtu me Historinë, Legjendat, Heronjtë, Dëshmoret e
Atdheut, traditat dhe zakonet permes një poeme që rrjedh vargun e saj si uji I
kristaltë që nis rrjedhën nga mallet më të larta të labërisë.
Ky udhëtim turistik i bënë mirë edhe Labit vet, duke njohur kështu vetveten të dijë t’u
tregojë Historinë dhe Kulturën turisteve që po pushtojnë vendin tonë së fundmi.
Poeti Dok Neki Dredha në këtë Poemë shfaq qartë një Dashuri dhe bashkim, ai flet
me të njëjtin mallengjim për të gjitha zonat, pa i vecuar ato nga njëra-tjetra dhe pa
mburrje e lëvdata për ndonjë fshat në vecanti sic kemi lexuar rëndomë.
Libri është i pajisur me referenca të cilat tregojnë më qartë edhe njëherë për thellimin
e njohurive përkatëse, emrat e përvecem dhe personazhe, bëmat e tyre dhe zhvillim
të ngjarjeve.
Në këtë Poëmë cdo krahinë është e lidhur dore për dore në një valle popullore ku
cdo fshat e kryeson këtë valle në cdo faqë të librit, duke shpalosur kështu fustanëllën
palë –palë sic e thotë vet poeti.
Fustanellat palë-palë
Hapur mbyllur si freksore
Si gjiri Vlorës me valë
Kur ngre valët bardhëllore.
Sic shihet në fjalën time për këtë libër unë nuk kam prekur asnjë personash apo
krahinë të labërisë pasi më duket se I nxjerr nga kjo valle kaq e bukur popullore
shqiptare, por po ia le lexuesit të zbulojë një galeri sa të lashtë po aq edhe të bukur.
I Uroj Poetit Dok Neki Dredha shëndet dhe jetë të gjatë në krijimtarinë e tijë të
pashterëshme e cila na thellon krenarinë për origjinën.