Kumrie Avdyl Shala
ME LODHI ËNDËRRA
Pritjet te merzisin sa që të bëjnë të pendohesh,
Rrugën e kthimit ta kpusin.
Shumë hëre thuhet,
vall a ka njerëz te sakt ne këtë botë,
Apo devijojnë pēr hiç gjë,
Minutat e fundit të vejnë mbi gjilperë.
Që saherë levizë, nga një , nga dy, nga tri therje merr.
Athua vertet janë tre lloj njerëzish?
Shumë të mirë, te mesëm, dhe të keqinjë.
E tani cilës i takon o gjergjefi i dashurisë së fjalë së bukur?
Nuk do doja te prishja mendimin,
Sikur edhe pak durim ta kisha,
Por ndoshta u mbush strajca e zhgunit me përrallat e gjyshës.
Me lodhi ëndërra që çdo ditë po përseritet,
E unë ende po e përballoj thesarin e dashurisë në air.
Mos i beso dy herë të njëjtes ëndërr,
Ti, o dallandyshë e pa mbushur sherr!
DASHURI E PUTHJE
Nuk të thash kot, të dua si sytë e ballit,
Nuk të putha me hile në mes të qytetit,
Te shtërngova me dashur floriri,
Se vetëm ti je drita ime.
Nuk të thash kot, të dua, o jetë,
Se dashurinë në ty e shkriva
E, nga malli për ty, po vdes.
Edhe nga larg të puth çdo ditë e çdo natë,
Me gjuhën e syve, çdo ditë flasim,
E ne, një ekran i vogël, duhemi e bërtasim.
E di se nga dashuria më mban mëri,
Sepse, ke mall për të puthurën në shi,
Mu aty pranë manit u lagëm të dy.
Nuk vrenim shi as erë që fryente me furi.
As zhurmën e makinave që i binin burisë.
Dashuria të vërbon, ajo s’ka sy,
Ka vetëm llavë vullkani që trupin ta përfshin.
KUPA E FUÇIA
Kupat do i zbrazim tek fuçia,
Do i mbushim me ndjenja dashurie,
Edhe atëherë kur na mbulon merzia,
Do të jem pranë teje lotët të t´i fshija.
Edhe nëse ulkonjat sillen verdallë,
Ne do bëjnë sehir sikur në perrallë.
Kurrë nuk do lejojmë
kupat të na i helmojnë
as nëse ato rrënjë lëshojnë.
Me sepatë, një nga një, do i coptojmë.
Mos ke frikë o dritë
Se hendeqet bashkë i përballojmë.
Edhe nëse zvarriten e me thonj të grrithen,
Nga beteja dhe e drejta nuk do terhiqem,
Kupat do i mbushim me plotë dashuri,
Do i cakrrojmë gotat me gaz e lumturi,
E vetëm gëzim të kemi edhe unë, edhe ti.
ASNJË LAJM NGA TI
Lajmin, pranë lendinave, ma solli një shtegtar,
Aty ku vallëzonim, rrinim shtrirë e pushonim,
Flisnim e qeshnim me zërin n´kupë të qiellit,
Loti rridhte gurrë, i këthjelltë si rreze e diellit.
Ndarja ishte e rëndë, vuajtja shkrinte akullin,
Malli më dogji edhe iherë me t’pa
Që të di t’vërtetën në më ke harru,
Ndoshta ti më shikoje, por une s´të pashë kurrë.
Flas me fotografinë e varur në murë tek e shikoj
Çdo moment të bukur me ty, pareshtur e kujtoj,
Kujtoj çastet e zjarrta që i ndamë bashkë,
Sa shumë të dashta, sa fortë më ke dashtë.
Çfarë ndodhi që ike që, kurrë s’me the lamtumirë,
Eh, mu betove në Zot
se nuk do ndaheshe dot.
Më lajmëruan njëherë, sa pranë kishe qenë,
Smë lajmërove t´shikoja, pa le ta puthja dhenë
Ti nuk e beson se sa deshiroj të të shikoj,
E për shnetin tënd, dua mirë të dëgjoj.