Kumrie Avdyl Shala
ZOTI NUK HARRON
Mos i përbuzë mirësitë qe po te rrethojnë
Trupi t’është mbështjell me lumturi e ti nuk po e verën.
Ktheje mendjen ne vend mos e lejo t ‘fluturoj,
Së te mirat e jetës t’janë rrethuar pranë vetes.
Dëgjoje zërin e ndërgjegjjes,
Edhe këngën e bilbilit së sa bukur këndon për ty,
E lumturinë kape për shtati shtrëngoje fort ,
Mos i moho te bukurat që te rrethojën,
Se ato rrallë te ofrohet ne jetë,
Qe të bëjnë ti harrosh vuajtjet e kahmotshme.
Hej kthjellu se jeta te ka bërë te egër,
Nga atëherë kur vdekja ta rrëmbeu lumturin,
Të la nëmës lëndinës me duar thatë,
e më zemër bosh.
E, Zoti s’tê harroj të hodhi ne krahët tu një dashuri te pastër,
E zbriti nga qielli si një meteor për ty.
Te ringriti ne këmbë, buzëqeshjen ta rikthej,
ta zbuti dhembjen e thelle,
E tani si miza toke te tjerët i konsideron.
Hej, kthjellu se po te buzëqesh fati…
Se, ne fatkeqësi vjen gëzimi që se pret,
Atëherë mbaje e shtrëngoje fort,se Zoti na teston durimin tonë.
Ata qe kanë shpirt t ‘pastër zoti si harron,
Ua rikthen lumturinë, dhembjen ua largon,
Se, vetëm Ai, di te ledhaton më se miri
Në fat e fatkeqësi buzëqesh më Ne.
E ti mos ja fal dreqit,
mos përbuzë fatin që te rinon,
Largoju jetës se egër qe po te rrethon…
Jetoje ketë lumturi që Zoti ta ofroj,
o njeri i mirë.!