Fazli Ferati
Sot në Bibliotekën “Kongresi i Manastirt” në Klinë në mënyrë simbolike u bë promovimi i katër librave të autorëve klinas: Prend Buzhala, Gjon Gjergjaj, Idriz Berisha dhe Fazli Ferati. Botime këto të muajit gusht të këtij viti. Përveç autorëve klinas të pranishëm ishin edhe dy poetë nga Skenderaj Ismet Tahiraj dhe Bali Haxhiu, të cilët ardhja e tyre ishte nderim për ne.
Këtë takim promovues e udhëheqi aktori Ismet Krasniqi Lala.Të gjithë të pranishmit u prezentuan, qoftë me vështrime kritike, qoftë me lexim poezish.
Gjithashtu na nderoj me pjesëmarrjen e saj lexuesja më aktive e kësj biblioteke, nxënësja Liberta Zefi ku edhe na recitoi një poezi.
E falënderojmë stafin e bibliotekës për mikëpritje e bashkëpunim.