Mbremje poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli

SHIU I DASHURISË

Eh, kjo botë djallëzore..
Në gjysëm të hapit tek ti ,
më kanë pre rrugën..
Ata që sduan të jem me ty.

Në gjumë, mi kanë prishur ëndërrat..
Vështrimin e syve me helm ma kanë verbuar…
Vargjet e Kadares nuk mund t’i hedhin në lumë…
Ato rendin çdoherë vargëzuar.

Shiun e dashurisë nuk e ndalë,
Asgjë në rrjedhën jetësore.
Mëngjesin mes avujsh trupash valë,
Mes puthjesh të çmendura trazuar ëndrrash prore.
Vetëm ashtu harrohet kjo botë mizore.