Fazli Ferati
S’MUJ MË T’DASHTË
S’muj më t’dashtë
ty
që i do të gjithë
S’muj më t’dashtë
as ty
që s’e do askënd
Muj më t’dashtë
vetë ty
që i do
ata që t’dojnë
MËKATI
Nga mëkatët e të tjerëve
ty të vënë
në mes të zjarrit
E di
që s’ke faj
në këtë kohë
të paqartësive të mëdha
ku digjet i pafajshmi
E fajtori krekoset
fare
pa u turpëruar