Mbrëmje poetike me Gladiola JORBUS

Gladiola JORBUS Ëndrrat e pambukta Në hijen e palëvizshmërisë, e mbushur me këngën e mallit, flladitet një klithmë pëshpëritëse. Kujtimi yt, si vjeshtë më është qëndisur pas shtatit. Nuk e belbëzoj më emrin tënd, as fjalët që më sjellin aromën tënde, nuk e duroj dot më heshtjen kur fshihesh në mendimet e mia. Një mjegull […]

Me poezite e poetit Niloy Rafiq

Niloy Rafiq Letra të panjohura Maja e papërlyer e Adinathit është e mbështjellë me tingujt e kohës Një far i pafund qëndron zgjuar në putrën e kohës së përjetshme. Muzgu përhapet, ovacione kudo. Hëna neoni në qiell rrëmben dhe vizaton kalimin përfundimtar. Një rrugë e pafund është atje ku po shkoni Lërini lidhjet e lidhjes […]

Mbrëmje poetike me Pranvera Qerimi

Pranvera Qerimi Ulërima mendimesh Ulërima mendimesh, shpeshherë edhe më godasin në zemër. Era e vjeshtës m’i hedh kujtimet për fytyrë, ashtu si gjethet e pemës. Mbijetoj, luftoj, ëndërroj, nuk jetoj; shqisat më kanë vdekur, Emocionet hedhin valle, Por më shumë për të panë Eh…mendimet qëndrojnë të ulura në karrigen e të pamës. Shikojnë lulën që […]

Mbreemje poetike me Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus Një dilemë Zemra ime endacake qëndron pezull, aty ku fatet takohen dhe koha zvarritet. Një dilemë digjet si hëna në qiell, dhe unë përkulem mbi hijet e shpirtit. A mjafton një jetë për të kuptuar?! Nëse e dua veten mjaftueshëm, nëse e jetoj plotësisht çdo moment, nëse zemra do të më rrahë fort […]

E shtuna poetike me Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus Kënga e dhembjes Frymëmarrja e tokave të pushtuara ngjizet me hirin e Hënës. Lulet çelin mbi pellgje të thëngjillta lotësh. Shpresat treten në humnerat e kohës, bashkë me to, dhe gëzimi i së nesërmes. Historia shkruhet me idealin e të shtypurve, me triumfin e uzurpatorëve, me vajin e dëshpëruar të nënave, me gjakun […]

Caste poetike me Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus Ngushëllim Dhe nata bëhet e largët. Veç përmes zemrës, ti ende jeton. Në pemën e mallit, ku prehen kujtimet, gjej ngushëllim. E rraskapitur nga dhembja, kërkoj një shteg. Lotët bëhen yje dhe kujtimi digjet si një meteor. Vdekja është heshtje. Një heshtje sëmbuese Që ngadalë… të vret, të përpin. Por unë sërish, në […]

Poezi nga Gladiola Jorbus

Nga Gladiola Jorbus Tatuazh Kaq dhembje kur mendoj për ty! Nën flatrat e gjumit arratisem nga trishtimi. Por ti ke mbetur ende këtu! Një fantazmë që më endet në zemër. Kujtimet e tua janë skalitur si tatuazhe në trupin tim. Zëri yt jehon në natën time të vetmuar. Heshtja kumbon, atë që nuk do të […]

Caste poetike me Zylfie Gërvalla

Zylfie Gërvalla PELEGRINAZH YJESH Zgjimet zbardhuan shpresën përtej ditëve eklips në ndjekje të misterit avullnajë me thirrjen atje kur humbja tretet me vesën e stinës së vonuar Çdo mallëngjim troket në ecjet e rrugëve pakthim kur bartim barrën në shpinën varrë. Atje vjen përtritja mes nesh dhe puth plagën kryengritëse me fishkëllimën e vënë në […]

E shtuna poeetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli U LARGOVE SI ERA Në natën me hënë si era u largove Aromën e parfumit pranë meje e le E mora në gji fort e shtrëngova Symbyllur me të udhëtova Ah sikur t’ kishe qëndruar pranë meje Çdo dritë hëne ëmbël do tē shkëlqente Sepse ti e di sa jam e dhënë pas […]

Çaste poetike me Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus Ardhja e pranverës Një rreze dielli po luante me bishtin e ketrit. Dëbora iu dorëzua pushtetit të gonxheve. Toka u bë më e gjelbër, frymëmarrja më e lehtë. Jeta çeli sërish. Dhe petalet fituan aromën. Pranvera është veç një stinë?! Apo një parashutë që shpirtin mbron, në një botë dimrash?!

Mbremje poetike me Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus E nesërmja E nesërmja mbetet një enigmë. E gjallë, e ankthshme, e pakuptimtë. Si mund ta presim, kur ende s’e dimë… Vërtet, a do të vijë?! Nesër… Si një fëmijë, me shkronjat luaj dhe ëndërroj. Kjo fjalëz e brishtë, me gjuhën vallëzon, tinëzisht fsheh ironinë. Imagjinatën mbart përtej muzgjeve të magjepsura… E nesërmja… […]

Mbrëmje poetike me Gladiola Jorbus

Nga Gladiola Jorbus Ne Kur botët tona po rrokulliseshin, dhe zemrat ishin shpërbërë në mijëra kristale. Dhe sytë ishin lodhur së kërkuari të bukurën. Dhe fyti ishte tharë nga të vërtetat e pathëna. Pasi ishim përleshur si të marrë, në dallgët e dhembjes. Pasi kishim lotuar mbi vitet e përmbysura. U ndeshëm të dy… Brenda […]

Mbrëmje poetike me Gladiola Jorbus

Gladiola Jorbus Emri Ç’ është një emër, përveç se një jehonë në zemër?! Një fjalë që kumbon kur dikush është afër. Një mesazh në celular, që buzëqeshjen lind sakaq. A mund të jetë emri një tingull… pa ngrohtësi, pa shkëndijë, pa jetë?! Emri duhet t’i ngjajë diellit në në ditë gri. Të dhurojë dritë, gëzim, […]

Mbremje peotike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli TI, KRUA QÈ UJIT SHPIRTIN TIM! I dashur, rrënojat e mia bëj tuat Përqafoje pluhurin në të cilin më shndërrove Emrin tënd shkruaje mbi të pastaj, Që prehje të gjej shpirti im. Ta dish se, aty do t’më gjesh të shpërndarë në tokën e thatë. Duke thirrur përmallshëm burimin tënd. E dashuria jonë, […]

Me poetën Elvira Zeneli

Elvira Zeneli NËSE KËMISHË NUK KAM Mos u merakos i dashur fli lirshëm, Natën pushtoje ashtu si ta do qejfi, Në shtratin tënd këmbët përplasi tè shkujdesura, Yjet shkundi prej kupës qiellore, Që të bien që andej si frytet e arrira. Në frymarrjen e përndezur zjarr, S’ka rëndësi nëse këmishë nuk kam, Roja ime sonte […]

Mbrëmje poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli UDHËTOJ NË TERRIN E NATËS Në buzëmbrëmje të freskët vjeshte, Eci nëpër rrugët e zhurmshme të qytetit Ma falë atë buzëqeshjen tënde, Ta mbështjellë ngrohtësinë e vetmuar. Shiu i praruar dendur po bie, I thyer përplaset në kalldrëm, Asnjë gjurmë të mos shoh, Vetëm pamjen tënde ta kem në sy. Ai imazh më […]

Mbrëmje poetike me Elvira Zeneli

Elvira Zeneli VIJËZOJ VETEN SI NË HARTA Vetveten po vijëzoj si hartat e shteteve skandinave Shtjellohet qielli i mërzitur në përflakje të hirtë Më kërkon në mijëra vende Tek ishujt me re aty më ke të shtrirë. E në shpirt mendimet curril më derdhen Si torturat në kampin nazist Më shpërthen jashtë kontrollit ankthi Me […]

Fund jave me poeten Elvira Zeneli

Elvira Zeneli TAKAT E TUA Në takat e tua çmendurisht u dashurova, Në çastin kur i dëgjoj me krah afër teje fluturova. Pa nisa t’i ndjej takat tua me nge, Dhe turresha si ati pa fre. M’turbullohet mendja nga ajo tingëllimë, Pa zemra shkëputej poshtë nën këmbë, Të shkilet nga takat tua me përdëllimë. Pastaj […]

Mbremje peotike me Bashkim Saliasi

Bashkim Saliasi PËR TY MIKU IM! Çaush KULLAFI, 11.10.2019 Rrjedhja e Sirakës, Kristal bukurie. Gjerdan i argjëntë, Me uji lajthie. Në shtatorin e freskët, Buzë malit Ramije. Në familjen Salias, Dëgjohet një zë fëmije. Shkëlqeu dielli, Retë u hapën vet. Bogova gurgulloi, Tomorri foli qetë. Strora dhe vërzhezha, Bashkë kuvendojnë. Ninullën e nënës, Ngeshëm e […]

Caste poetike me Viron Kona

Viron Kona Lulja e Naimit Kushtuar agronomit dhe luleshitësit të lagjes z. Nexhmi Laraku Luleshitësi i lagjes, më flet me ëmbëlsi, çdo lule që ai sjell, e ofron me dashuri: Kjo është aloe vera atje është mëllaga, kjo është burbuqja, ja edhe lule shpata. Ky është borziloku, kjo lule e jaseminit, “qershia mbi tortë”, është […]